Policia austriake tek i arrestuari nga Maqedonia ka gjetur hanxhare, thika, detonatorë dhe euro të falsifikuara.

Policia austriake ka publikuar identitetin e 19-vjeçarit që planifikonte sulmin në koncertin e Taylor Swift në Vjenë. Bëhet fjalë për Beran A. I arrestuari 19-vjeçar, prindërit e të cilit janë me origjinë nga Maqedonia, ka dhënë dorëheqje nga puna më 25 korrik me fjalët: “Kam plane të mëdha për të ardhmen”.

Ai ishte tashmë i radikalizuar, thanë hetuesit në Vjenë gjatë një konferencë për shtyp, duke zbuluar se terroristët kishin një plan konkret për sulmin dhe se sulmi duhej të ndodhte ose sonte ose nesër.

“19-vjeçari donte të shkaktonte gjakderdhje përpara stadiumit duke përdorur thika, hanxhare dhe një makinë, dhe në fund të shpërthente veten. Ai kishte kontakte me dy të dyshuar të tjerë që ndihmonin, njëri prej të cilëve punonte si sigurim në koncert,” thanë hetuesit.

Në shtëpinë e 19-vjeçarit u gjetën armë të ndryshme – hanxhare, thika, detonatorë, kabllo dhe 21 mijë euro të falsifikuara.

Qentë e policisë janë duke kontrolluar stadiumin, por deri tani nuk kanë gjetur asgjë.

“Plani frikacak i terroristëve ishte të vrisnin sa më shumë njerëz jashtë stadiumit,” tha hetuesi Hayavi Pirchner.