MPB ka njoftuar se policët nga SPB Tetovë pasdite (23.07.2024) kanë arrestuar tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen që ndodhi sot në fshatin Debreshë të Gostivarit rreth orës 17:15.
Menjëherë pas marrjes së raportit se ishte qëlluar ndaj R.K. (35) nga Debreshi i Gostivarit, u organizua një operacion “Rrethimi” për të gjetur dhe arrestuar autorët. Pas një kohe të shkurtër, autorët janë arrestuar: B.V. (28), J.V. (31) dhe Lj.B. (32). Është gjetur edhe pushka automatike me të cilën është qëlluar, si dhe automjeti “Volvo” me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të rastit, do të bëhet një kallëzim penal në Prokurorinë Publike kompetente.