Policia arre*ston personat që keqtrajtuan shitësin e cigareve me kallje duarsh

Një shitës cigaresh në Prishtinë ka qenë cak i një rasti të bu*lizmit në kryeqytet.
Aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Fjolla Rraci, ishte ajo që ka publikuar videon e rastit të keqtrajtimit në Facebook. Në atë video shihen disa të rinj që qeshin me djalin, shitës cigaresh, teksa i vënë flakën duarve të tij në një tavolinë, brenda një lokali.

Në video shihet se pas dje*gies së duarve, djalit që shet cigare nuk i ndihmon askush. Aty dëgjohen vetëm zërat duke qeshur.
Në postimin e saj, Rraci i kërkon falje Fatonit për përqeshjen dhe dje*gien e duarve që i ishte bërë nga të tjerët.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se do të publikohen detajet pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit.

Kliko për të parë videon:
https://www.facebook.com/LiridonaVejseli/videos/189395209483540