Mbrëmë (18-prill) rreth orës 01:10 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar 20-vjeçarin M.M. nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit të kryer në veturën “Seat Ibiza” me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar personi M.M. dhe në të cilën transportoheshin edhe tre persona të tjerë, është gjet marihuanë. M.M. nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga efektivët e policisë dhe ka tentuar të arratiset me veturën e tij, por për një kohë të shkurtë është kapur. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet parashtresa përkatëse sipas nenit 215 të Kodit Penal.