Policia arr*eston tre persona nga Gostivari


Mbrëmë rreth orës 22:15 minuta, policia ka privuar nga liria personat A.B. (31) nga Gostivari, S.F. (33) dhe A.I. (31) nga fshati Bellovishtë dhe Çegranë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “prodhim të paautorizuar të lëndëve na*rkotike”. Paraprakisht, nga vetura me të cilën po lëviznin personat në fjalë, në afërsi të pikë pagesës në Gostivar, kanë hedhur një qese me kok* ainë, e cila është gjetur më vonë. Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të lajmit do të pasojnë padi adekuate.