Dy persona janë plagosur në Mramor të Prishtinës të dielën pasdite.
Klan Kosova merr vesh se personi i cili gjuajti me armë është zyrtar policor nga komuniteti serb, dhe në momentet kur ka ndodhur ngjarja, ishte me familje.
E arsyet se përse u përdor arma afër liqenit të Badovcit, Klan Kosovës nuk ia dhanë as në polici, e as prokurori.
Në vendngjarje erdhën edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës. Këta konfirmuan se njëri nga tre të përfshirët në këtë rast, është polic.
Ndërsa, në Emergjencën e QKUK-së, mjeku kujdestar Gëzim Mustafa, tha se ende nuk mund të japin informacione për gjendjen e të plagosurve, pasi janë në ekzaminim e sipër.
https://youtu.be/oX6x6yxhOxs