Kanë kaluar dy muaj, që kur portali Pa Censurë paraqiti në publik një video, në të cilën shfaqet polici Darko Milosavlevski, duke keqtrajtuar banorët e fshatit Brezë dhe Sllatinë. Polici në fjalë paraqitet në video me veturën e tij personale, pa legjitimim dhe pa uniformë përkatëse, ku shihet duke keqtrajtuar banorët.
Lexo: Polici maqedonas çdo ditë malltreton shqiptarët e Sllatinës dhe Brezës (VIDEO)
Sipas informacioneve të Pa Censurë, të njëjtit polic edhe më parë i’a kanë tërhequr vëmendjen për të njëjtat veprime të cilat i ka kryer edhe para një periudhe, por Milosavlevski nuk i ka ndërprerë keqtrajtimet e tij ndaj banorëve.
Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, reagoi menjëherë pas shfaqjes së videos, ku sipas informatave të Pa Censurë kërkoi që kontrolli i brendshëm në polici të merr masa!
Lexo: Polici që keqtrajton banorët shqiptarë në Brezë, do të lejohet të vazhdojë?!
Por që na reagimi i zëvendës ministrit Nuhiu, deri më tani kontrolli i brendshëm në SPB-në në Tetovë, nuk ka ndërmarrë asnjë lloj mase ndaj policit që bën keqtrajtim të qytetarëve!
Por edhe pas denoncimit, për irroni polici që keqtrajtonte qytetarët, ka lëshuar apel deri tek gazetarja Liridona Vejseli dhe denoncuesi që të kërkojnë falje publike, ngaqë kanë paraqitur në publik shkeljet që Milosavlevski ka kryer!
Pa Censurë do të vazhdojë të ndjek çfarë masa do të merren për policin, që ka shkelur ligjin dhe që thirret në pushtetin e regjimit të kaluar, si njeri i afërt i VMRO-DPMNE-së.
Kujtojmë se ka dy muaj që kontrolli i brendshëm i SPB-së Tetovë, nuk ka marrë masa për policin Mulosavlevski.