Polici që keqtrajtonte banorët, vazhdon veprimtarinë e tij, madje kërkon që t’i kërkojë falje qytetari!

Polici Darko Milosavlevski çdo ditë i keqtrajtonte shqiptarët, të cilët kalojnë nëpërmjet fshatit Brezë, për në fshatin Sllatinë.

Në videon amatore që na kish dërguar një nga banorët i cili çdo ditë përballet me këtë problem, tregonte pamjet ku polici Darko Milosavlevski i njohur për veprat e tij në kohën e regjimit VMRO-DPMNE, i mba të ngujuar banorët duke ju zënë rrugën për më tepër se një orë!

Lexo: Polici maqedonas çdo ditë malltreton shqiptarët e Sllatinës dhe Brezës (VIDEO)

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu për Pa Censurë tha se, ka kërkuar nga kontrolli i bredshëm në SPB në Tetovë që të kontrollohet polici në fjalë dhe të merren masa, në qoftë se vërtetohet vërtetësia e videos!

Lexo: MPB-ja jep përgjigje skandaloze për policin që keqtrajton qytetarët!

Teksa procedura është duke zgjatur, polici Darko Milosavlevski ka paralajmëruar denoncuesin, se do ta padis në qoftë se ai, nuk i kërkon falje brenda 48 orëve.