Polici që keqtrajton banorët shqiptarë në Brezë, do të lejohet të vazhdojë?!

Pas publikimit të video materialit në “Pa Censurë” ku shihet polici Darko Dimosavlevski duke keqtrajtuar banorët e fshatit Sllatinë dhe Brezë, se si polici në fjalë ushtron kontroll mbi banorët pa uniformë zyrtare, me veturën e tij personale, madje duke mos poseduar as dokument identifikimi.

LEXO: Polici maqedonas çdo ditë malltreton shqiptarët e Sllatinës dhe Brezës (VIDEO)

LEXO: MPB-ja jep përgjigje skandaloze për policin që keqtrajton qytetarët!

Nga burimet tona jo zyrtare sot zv. ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka kërkuar nga Kontrolli i Brendshëm i policisë që të merren masa për veprimet e policit Dimosavlevski që shfrytëzon detyrën për të keqtrajtuar qytetarët jashtë orarit të punës. Për këtë problematikë është hapur edhe lëndë e cila është në procesim. Sipas informatave jo zyrtare gjatë javës do të kemi përgjigje për masat që do të merren ndaj policit Dimosavlevski.

“Pa Censurë” ka siguruar edhe dokumentin zyrtarë, por për shkak të konfidencialitetit do ta plasojmë një pjesë të këtij dokumenti.

Gjatë javës presim edhe deklaratë zyrtare nga zv. Ministri ku do të japen detaje mbi ecurinë e këtij rasti të denoncuar nga “Pa Censurë”