Një polic nga Kumanova është lënduar pasi është goditur nga një veturë teksa ishte në detyrë në fshatin Kojnare e Poshtme. Drejtuesi i veturës nuk është ndalur në shenjën e dhënë të ndalimit dhe ka goditur një automjet tjetër të parkuar.
“Dje në ora 23:30 është raportuar se në rrugën lokale Kumanovë – fshati Sopot, afër fshatit Kojnare e Poshtme-Kumanovë, një automjet ka goditur një zyrtar policor i cili ishte duke kryer punë zyrtare, duke mos u ndalur në shenjë ndalese, pasi paraprakisht ka goditur një automjet i cili ishte i parkuar “Citroen” me targa të Kumanovës në pronësi të N.L. nga fshati Kojnare e Poshtme”, njoftojnë sot nga MPB.
Policia ka marrë lëndime të rënda të cilat janë konstatuar në spitalin e Kumanovës.
Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rastit