Rastet kur Policia e Kosovës nuk i dënon qytetarët për shkeljen e rregullave në trafik janë të shpeshta. Kjo për shkak se vozitësit i japin diçka në këmbim që të mos gjobiten.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në magjistralën Prishtinë-Ferizaj.
Në një video të dërguar nga lexuesit e Insajderit, shihet shoferi i një veture të tipit Mercedes duke ia dhënë policit që e kishte ndalë një qese me Red Bulla.
Sipas videos, qytetari ia dhuroi pijet zyrtarit policor që të mos e dënoj.
Më pas në video shihet se polici e fut qesen me pije në automjetin zyrtar, ndërsa vetura e qytetarit largohet nga vendi. https://youtu.be/CJZUoyvOCfo