Polici hero Arben Tafa ndaloi te*rrorin në qytet!


Artan Hoxha:
Në këtë vend ku gjithkush flet për shitblerje vote, vr*asje, gjobvënie, politikanë që vj*edhin, zyrtare te ko*rruptuar, porositës vr*asjesh, etj, pak kush e vë re dhe flet për heronjtë e vërtetë.
Kërkojmë heronj me qiri, aty ku ata nuk gjenden. Adhurojme liderët politikanë, bëjmë heronj ata që na vj*edhin e vr*asin përditë, por nuk flasim dhe nuk vëmë re heronjtë e vërtetë, qe i kemi para syve.

E denigrojme figuren e policit, i sha*jme, i tallim, i shtyjmë, i qellojme me gur, por në raste nevoje, kur jeta na rre*zikohet, serish tek ata drejtohemi.
Polici i ri Shkelzen Tafa, ne pamje te pare duket se beri thjesht detyren, duke parandaluar nje vr*asje ne Bulevardin “Migjeni”, ne Yzberisht. Por gjesti i tij, profesional, kurajoz dhe i vendosur, dergoi nje mesazh te forte besimi te qytetaret.

Nese do ta kisha ne dore, videon e ak*sionit të tij, do e vendosja në vend të spotit të kryetarëve të partive politike në fushatën zgjedhore, ku ai t’u thoshte bashkemoshatareve:
“Mos u largoni! Ky vend ka nevoje, per ju”…
Brenda pak ditesh, dy heronj, ne moshe te re, Deshmori i Atdheut Arjan Sala, dhe polici Shkelzen Tafa, me aktet e tyre shpetuan jetet e bashkekombasve, duke deshmuar, se ky vend ka heronjte e vet, se ky vend, ka shprese….