Policët në Shkup heqin posterët për Çamërinë (FOTO)


Autoritetet policore kanë hequr disa bandorela në disa vende në Shkup, ku këto ditë po organizohet fushata ‘Të dua Çamëri’. Për këtë organizim nëpër çarshinë e Shkupit dhe në pjesë tjera të qytetit janë vendosur bandorela me këtë mbishkrim, ndërsa fushata në fjalë ka për qëllim përkujtimin e të drejtës natyrore të popullit shqiptar çam për tokën e tyre. Erduan Dauti, njëri prej organizatorëve të këtij manifestimi tha se shpreson që ky veprim nga institucionet përkatëse të mos ndikojë tek qytetarët për të mos u bashkuar në marshin e paqes, që do të mbahet ditën e enjte.

“Njëra nga aktivitetet që ka qenë, ishte edhe zbukurimi apo vendosja e banderolave nëpër çarshi të Shkupit dhe nëpër disa vende në Shkup, por fatkeqësisht nga ana e policisë ato banderola në disa vende janë larguar edhe pse për këtë organizim ne kemi marrë edhe leje paraprake nga ana e organeve kompetente por fatkeqësisht siç duket dikujt këto banderola i kanë penguar dhe i kanë larguar, por shpresojm se kjo nuk do të ndikoj, dhe ditën e enjte qytetarët në mënyrë paqsore t’i bashkangjiten këtij marshi”, deklaroi Erduan Dauti.