Policët me uniformë ia krisin vallës në dasmë

Distancimi social është kryetema e ditës në gojën e autoriteteve shtetërore, ndërsa për t’ju dhënë mësim qytetarëve, nuk kanë lënë dasëm e organizim familjar por jo vetëm pa shkuar që të vendosin edhe gjoba që janë marramendëse.
Pjesën më të madhe të këtyre ndëshkimeve ndërmerren nga efektivët e Policisë së Shtetit, por pavarësisht se kanë prekur këdo, masat e distancimit janë obligative për të gjithë.

Për të mos mjaftuar kjo, një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë miratoi ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në mënyrë absolute në çdo ambient. Ministri i Turizmit Blendi Klosi, deklaroi në fillim të sezonit se dasmat këtë vit do të jenë ndryshe, ku numri i të ftuarve do të jetë i limituar dhe se do të ketë mjek dhe polic në gatishmëri.
Dhe në fakt kështu ka ndodhur në një dasmë në Shkodër ku forca të shumta policie kanë që në gatishmëri, jo për të ruajtur distancimin social por për të kërcyer. Në video shihen disa policë duke kërcyer të pa shqetësuar për ruajtjen e distancës sociale.