Policët e Strugës do të ndjekin kri*minelët me biçikleta

Policia e Strugës tashmë ka aktivizuar patrollën e policisë me biçikleta. Përmes këtij njësiti, policia do të tentojë të kontrollojë mosrespektimin e ligjit në territorin e kësaj Komune.

“Kjo patrullë është një formë e re dhe moderne e punës parandaluese të policisë dhe ndërtimin e partneritetit të ngushtë me qytetarët. Kjo duhet t’u sigurojë lëvizshmëri më të madhe zyrtarëve policor në ruajtjen e rendit publik, duke siguruar ndihmë dhe mbrojtje për qytetarët. Patrulla është efektive në parandalimin dhe gjetjen e autorëve të vjedhjeve në plazhe dhe vende parkimi si dhe vepra të tjera të ndryshme penale”, njoftojnë nga MPB.

Sipas MPB-së, patrulla me biçikleta do të kontribuojë në afirmimin e çiklizmit si sport, si dhe afirmimin çiklizmit si një mënyrë jetese të shëndetshme.