Policët e Kosovës gjejnë kuletë me para dhe dokumente personale, ia kthejnë pronarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme, zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë, kanë gjetur një portofol ku kishte një shumë parash, kartela bankare dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të policisë, të njëjtat i janë kthyer pronarit.

Sot nga zyrtarë policor të cilët ishin në detyrë është gjetë një portofol ku kishte një shumë parash, kartela bankare dhe dokumente personale. Të njëjtat pas përfundimit të procedurave i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftim.