Polic, doganier e zyrtarë shtetëror në mesin e të arres*tuarve gjatë aksionit policor në Kumanovë!


Në aksionin e sotëm në Kumanovë kundër një grupi që merrej me tregti të paligjshme të dro*gës, janë arre*stuar disa persona, mes tyre edhe policë, doganier dhe zyrtarë shtetëror.

Hetimi në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është hapur ndaj 9 personave, të cilët ishin pjesëtar të grupit për tregti të paligjshme të dro*gës.

Bastisje po kryen në më tepër lokacione në Shkup dhe Kumanovë, ndërkohë që është konfiskuar edhe një sasi e dro*gës.