Polaku që ngjan së tepërmi me Putinin ka frikë për sigurinë e tij

Një burrë që i ngjan Vladimir Putinit ka nisur të frikësohet për sigurinë e tij, tash që Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë. Ai pretendon se është në anën e vendit të su*lmuar – Ukrainës.

Edhe pse Slawek Sobola ka kaluar tetë vitet e fundit duke “imituar” profesionalisht presidentin e Rusisë, gjë që i ka sjellë atij një shumë të konsiderueshme parash, që kur ka nisur lu*fta ai po ndjen frikë për sigurinë e tij.
Polak me vendbanim në Wroclaw, qytet në Poloninë jugperëndimore, 53-vjeçari shqetësohet se ukrainasit që kanë shkuar si refugjatë në qytetin e tij do të kthehen kundër tij.

“Para lu*ftës nuk kisha frikë për sigurinë time në rrugë, por tani kam pak frikë. Ka shumë njerëz nga Ukraina në Wroclaw që jetojnë dhe punojnë këtu”, tha sozia e presidentit famëkeq. “Më kanë thënë shumë herë se dukem si Putini, por vetëm tani kam frikë se njerëzit mund të bëhen agresivë kur të më shohin”.
Ai është i vetëdijshëm se shumica e botës e sheh Putinin si një horr.

Slawek pranoi se falë ngjashmërisë me Putinin, ai fitoi mundësinë për të “shikuar botën”. Ai ka vizituar vende si SHBA-ja, Hong Kongu, Londra e madje edhe Rusia, por megjithëse i ka sjellë shumë përfitime ngjashmëria me Putinin, tani situata është kthyer “kundër tij”.

Edhe pse dikur e ka respektuar, ai pretendon se mendimi i tij për njeriun që nisi pushtimin e Ukrainës ka ndryshuar. Gjithashtu premtoi se nuk do të luajë më “rolin” e Putinit dhe se nuk do të përfitojë nga konflikti i tmerrshëm.

“Kjo lu*ftë nuk është asgjë e mirë dhe unë nuk mendoj të fitoj para nga kjo. Unë kam shumë respekt për Putinin, por mendoj se ky njeri ka bërë shumë të këqija dhe nuk e di se si do ta luaj rolin e tij në të ardhmen. Në këtë situatë lu*fte, unë qëndroj me Ukrainën”, tha Sobola.
Bashkëshortja e tij Dorota, ndjen lehtësim të madh pasi i burri i saj ndërpreu këtë “parodi”.

“Ndonjëherë bëhet e sikletshme kur jemi me familje, duke ecur, në plazh, në një bar apo restorant dhe njerëzit thonë ‘Hej, shih Putinin. A mund të bëj foto me ty”, tha ajo.
Ky shqetësim tani është shndërruar në frikë, pasi Rusia nuk po i ndal sulmet ndaj Ukrainës.

Kur u pyet se çfarë do t’i thoshte Putinit nëse do të përballej me të, Sobola kishte një përgjigje të qartë.
“Unë do t’i kërkoja atij të më shikonte dhe do ta pyesja “Si mund të kesh të njëjtën fytyrë si unë dhe ta përjetosh botën kaq ndryshe”, tha ai, raporton The Sun.