Burri i cili u shfaq duke puthur duart e priftit Amfilohije Radovic pasi ai vdiq nga koronavirusi, doli të jetë poeti i famshëm Blagoje Bakovic. Bakovic pasi puthi duart e Amfilohije Radovicit, u infektua me koronavirus dhe tani është i shtrirë në spital.
Sipas informatave ai po ndihet mirë, por duhet të mbahet patjetër në spital. Në videon e cila u bë virale ai shihet duke ia puthur duart priftit të ndjerë. Nuk dihet ende nëse ai e mori virusit me atë rast, por duke e marrë parasysh se kjo ishte fakti pse ai vdiq, atëherë nënkuptohet një gjë e tillë.
Bakovic ka pothuajse pesëdhjetë përmbledhje me poezi pas tij, shumica nga ta janë libra shkollorë.