Po vjen varianti i ri, pacienti zero rrëfen simptomat: Kur po flija më pickoi në gjoks

Po vjen varianti i ri, pacienti zero rrëfen simptomat: Kur po flija më pickoi në gjoks

Varianti i ri i COVID, “Omicron” po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Të infektuar janë zbuluar edhe pranë vendeve fqinje, ndërsa Shqipëria dje mori masat e para. Por cilat janë simptomat e këtij varianti i të ri?

Një i infektuar në Greqi ka folur për mediat duke treguar simptomat dhe bëri thirrje për vaksinim. “Nuk kam asgjë, as ethe. Por nëse do të më pyesnit nëse do ta bëja përsëri vaksinën, do të thosha po, do ta bëja” thotë pacienti zero, rasti i parë i mutacionit të “Omicron” në Greqi.

“Kisha vetëm një simptomë që kur shkova për të fjetur të shtunën mbrëma ndjeva një pickim të çuditshëm në gjoks. Kam arritur të bie në gjumë, pavarësisht shqetësimit, dhe në mëngjes u ngrita nuk ndjeva asnjë simptomë”, tha ai.