“Po u ndihmojmë gjermanëve, ashtu siç na ndihmuan neve” – Shqiptarët vazhdojnë të ndihmojnë zonat që pësuan nga vërshimet

Pas përmbytjeve që morën jetën e të paktën 157 personave në Gjermani, njerëz të vullnetit të mirë po ndihmojnë qytetarët gjerman që pësuan nga vërshimet.
Një ndihmë të tillë e ka dhënë edhe shqiptari Arbnor Qerimi, pronar i firmës “ALL IN 1 Umzug Service” në Düren, bashkë me punëtorët e tij.

Qerimi ka thënë se ka ardhur koha që t’i ndihmohet Gjermanisë ashtu sic e ndihmoi ky vend mik Kosovën.
“Kemi marrë iniciativën që të ju ndihmojmë gjermanëve ashtu sic këta na kanë ndihmuar neve në kohën më të vështirë. Është një gjendje shumë e rëndë. Gjermani faleminderit, mos harro jemi me ju”, tha ai.