Po Spitalet modulare tjera në Maqeoninë e Veriut a janë potencial për një zja*rr tjetër?!

Në një deklaratë të dhënë për ATV në Kosovë ish zv. ministri Ilir Hasani tha se ka dyshimet e tij pse ka ndodhur ngjarja duke insistuar maksimalisht që të kërkohet përgjegjësi dhe hetuesia të kryej punën e saj!

Mirëpo siç edhe ndodhi në këtë Spital fatkeqësia duhet të ketë një arsye, e nëse nga hetuesia konstatohet se ka ndonjë lëshim në standartin e ndërtimit të Spitalit, a do të largohen nga përdorimi të gjitha Spitalet modulare në MK, pasi janë të ndërtuara me të njëjtin standart?!

Gjatë këtyre ditëve që pritet të dalin me detaje organet e hetuesisë, a pritet një rrezik tjetër?!

Mirëpo nga ministria e Shëndetësisë informon se qendra e COVID -it në Tetovë i posedon të gjithë certifikatat për mbrojtje nga fatkeqësitë dhe dokumentacioni do t’u shpërndahet sot mediave.
“Gjatë lëshimit në përdorim, u bë një pranim i rregullt teknik. Gjatë ndërtimit ka procesverbale të rregullta të dokumentuara për vërejtje teknike të parëndësishme, silikonim i lajsnave në dysheme, nivelizim i sifonit në tualet, vazhdim i ulluqeve, etj. Për këto kërkesa është vepruar dhe janë sanuar para lëshimit në përdorim dhe hospitalizimit të pacientëve”, thuhet në njoftim.
Më tej ministria kërkon të mos spekulohet me informacione për mangësi gjatë ndërtimit.
“Të gjitha aspektet e çështjes duhet t’i nënshtrohen një hetimi të plotë dhe të shpejtë dhe sigurisht të ketë përgjegjësi nëse hetimi e tregon këtë”, thonë nga ministria