Po shpërndahet një e-mail i rremë në emër të ministrisë!

Ministria e Shëndetësisë informon se një mesazh po shpërndahet në mesin e qytetarëve me përmbajtje të pavërtetë të dërguar nga një adresë e rreme që i ngjan Ministrisë së Shëndetësisë.

Departamenti i Krimit të Kompjuterave dhe Forenzikës Dixhitale në Ministrinë e Brendshme është njoftuar dhe tashmë po punon për çështjen.

Adresa zyrtare e postës elektronike të Ministrisë përkatëse është: [email protected].

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien nën këtë manipulim.

Përhapja e informacionit të rremë, veçanërisht në këto kohë krize, është i rrezikshëm për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe të dëmshëm për shoqërinë në tërësi.