PO SA TË PASUR JANË KANDIDATËT?!

Për Pendarovskin dhe Reka është e lehtë, ata edhe deri tani kanë qenë funksionarë ashtu që tanimë janë të regjistruar në sistemin për kontroll nga Komisioni për antikorrupsion. Ata i kanë dorëzuar listat e e tyre anketuese pasi ligji i obligon ata si funksionarë. Siljanovska Davkova vetëm si profesoreshë universitare, pa funksion shtetëror, nuk e ka këtë obligim.

Nëse kërkohet emri i Stevo Pendarovskit në KSHPK rezultojnë madje dy fletë-anketuese. E para derisa ka qenë deputet në Kuvend, e dyta është funksioni që e ka në këtë moment, Koordinator nacional për përgatitje të vendit për anëtarësim në NATO. Tellma i krahasoi dy gjendjet pronësore të Pendarovskit. Pothuaj nuk ka dallim. Pendarovski si pronë ka jugo tempo 1.1 të veten të vjetër njëzet vite, me vlerë prej në mijë euro. Patundshmëri nuk ka. Si pronë të vet personale gjithashtu ka paraqitur kursim prej 12 mijë euro e cila siç shkruan është fituar me trashëgimi. Bashkëshortja e Pendarovskit, në anën tjetër, nget Reno megan të vitit 2005 kurse ka kursim prej 3 mijë euro. Tjetër gjë familja Pendarovski nuk ka paraqitur.

Diçka më tepër nga Pendarovski, ka paraqitur Reka. Ai gjithashtu është profesor universitar, por ka qenë edhe ambasador në misionin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ashtu që fleta anketuese e tij është ruajtur në komisionin për parandalim të korrupsionit. Reka ka shtëpi në Shkup prej 200 katror, me vlerë prej rreth 200 mijë euro. Posedon audi a3 të vitit 2007 të vlerësuar rreth 20 mijë euro. Paga e Rekës si ambasador ka qenë 2 mijë euro, kurse kompensimi për bashkëshorten e ambasadorit 520 euro. Reka ka edhe kursime, por edhe kredi. Depozita e afatizuar është 38 mijë euro, derisa dy kreditë e kanë vlerën rreth 30 mijë euro dhe i ka marrë në vitet 2005 dhe 2007.

Edhe Gordana Siljanovska Davkova ka qenë pjesë e Qeverisë, ministre nga viti 92 deri 94. Në këtë kohë funksionarët nuk kanë pasur obligim t’i paraqesin pronat e tyre. Prandaj gjendja e saj pronësore për momentin mbetet e panjohur. Por ai që do të fitojë në zgjedhjet presidenciale do të duhet të jep llogari me çfarë prone vjen në funksionin por edhe me çfarë do të largohet nga i njëjti. Kurse obligim të tillë do të ketë edhe presidenti aktual Gjorgje Ivanov i cili për momentin pranë Komisionit për antikorrupsion ka paraqitur, banesë në Shkup që është e bashkëshortes Maja, kurse në bankë ka rreth 2 mijë euro.

Për dallim prej saj presidenti Ivanov ka kursyer rreth 35 mijë euro kurse në kartelën për pagesa ka më shumë se 4 milion denarë apo 65 mijë euro. Edhe i biri i familjes Ivanovi ka llogari bankare, e njëjta peshon rreth 35 mijë euro. Komisioni për antikorrupsion është ai që do të duhet të hetojë për presidentin aktual por edhe të ardhshëm me sa ka ardhur në funksion e me sa do të largohet. Detyrë është edhe të zbulojë nëse ka rritje të dyshimtë të pasurisë gjatë kohës derisa ndonjë funksionar ka pasur në dispozicion pushtet dhe para të qytetarëve.