Numri i të infektuarve të rinj me Covid-19 vazhdon të rritet. Statistikën e fundit ditore që e publikoi dje Ministria e Shëndetësisë tregon se pothuajse 20 për qind e pacientëve të testuar janë pozitivë ndaj koronavirusit, gjegjësisht prej 2.441 testeve të bëra janë regjistruar 445 raste të reja.
Grupmosha më e zakonshme të të infektuarve të rinj me Covid-19, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti për Shëndet Publik, janë personat të grupmoshës 30-30 vjeç. Njëkohësisht nga ISHP theksuan se në periudhën e fundit janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grupmoshat.
Edhe më tej numri më i madh i rasteve aktive janë regjistruar në Shkup, afër dy mijë, ndërsa vetëm dje janë regjistruar 249 të infektuar të rinj me koronavirus. Pas kryeqytetit me numër më të madh të rasteve aktive, 281, është Strumica, pas çfarë vijojnë Tetova me 226 dhe Kumanova me 168 raste aktive./MIA