“Po qanin të dy…” Adelina tregon si e priti babai lidhjen e saj me maqedonasin


Është përfolur shumë në mediat rozë martesa e këngëtares Adelina Tahiri me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov, për shkak të moshës së këtij të fundit.

Adelina është shumë vite më e vogël se biznesmeni dhe për këtë arsye është kritikuar shumë nga fansat, të cilët i thoshin se ai ka moshën e babait të saj.

Mirëpo këngëtarja e cila është bërë edhe nënë e një djali së fundmi, ka treguar se është shumë e dashuruar me bashkëshortin e saj dhe dikur ka menduar se do t’i duhej të zgjidhte mes tij dhe familjes së saj, pasi ata nuk do ta pranonin kurrë. Kujtojmë se Markov ka qenë i martuar dhe më herët ndërsa është edhe baba i një vajze 19-vjeçare.

Kur burri më propozoi, i thashë që më duhet të zgjedh mes teje dhe babit e vëllait sepse nuk e mendoja se familja ime do e pranonte. Burri më tha se kur familja ta shohë sa je e lumtur do e pranojë. Ai më dha vullnet dhe dashuria e madhe që kisha më bëri të përballoj çdo gjë. Babi çonte njerëz të më shihnin ku jam, me kë jam pasi kishte dyshuar sepse e njeh fëmijën e vetë. I tregova që jam me një njeri që nuk i përket fesë time, nuk i takon kombit tim, por i takon zemrës time. I thashë dua të kem përkrahjen tënde. Babi më tha jam me ty deri në vdekje.Kur vendosi babi të takohej me burrin, burri e mori në telefon dhe i tha të takohen. I shkruajta personit të sigurimit dhe i thashë të më informonte çfarë do ndodhte. Isha në stresin më të madh në jetë. Personi i sigurimit më shkruante që babi me burrin po qanin. U habita. Ata nga emocionet kishin filluar të qanin. Tani çdo fundjavë babi shkojnë për peshkim se e kanë hobi dhe shkojnë aq mirë bashkë sa nuk mund ta besoj.”