Po prashiste në bahçe kur i gjen 101 bo*mba të pashpërthyera të Lu*ftës së II Botërore

Njëqind e një bo*mba të paeksploduara të Lu*ftës së Dytë Botërore janë zbuluar në oborrin e një shtëpie në Honiara, kryeqytetin e Ishujve Solomon në Paqësorin jugor.
Artileria e paeksploduar [UXO] u gjet nga një burrë që po rrëmonte një gropë për ndërtimin e një sistemi septik në tokën e tij.

Pas gjetjes, njësiti i forcave policore të këtij vendi u thirr në vend-ngjarje dhe i hoqi 101 projektilët me eksploziv të lartë 105 milimetërsh që ishin të prodhuara në ShBA, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
“Një burrë në lindje të Honiarës i ka gjetur mbi 100 predha të Luftës së Dytë Botërore në anën e prapme të kopshtit të tij,” shkroi Lachlan Strahan.

Kjo gjetje është pjesë e një trashëgimie shkatërruese në Paqësor nga lufta e dytë botërore. Mijëra bomba ishin hedhur në ishujt e paqësorit, përfshirë Ishujt Solomon, Papua New Guinea dhe Palaun, shumë prej të cilave nuk kishin eksploduar.
Pas lu*fte, shtetet aleate supozohej që të hiqnin bo*mbat në fjalë por nuk e bënë gjithnjë këtë gjë.
Më herët gjatë këtij muaji, dy burra u vr8anë kur një bombë e luftës së dytë botërore shpërtheu në një zonë rezidenciale në Honiara.