Po përgatiten edhe çerdhet! Disa dezinfektojnë dyshekët, të tjerat me dyer të mbyllura

Çerdhet kanë filluar përgatitjet për pastrim të hapësirave pasi tre muaj qëndruan të mbyllura për shkak të pandemisë.

Po ua thithin pluhurin dyshekëve …

Pastaj i dezinfekton me aparat rrezatues. Pasi po përfundon procesi, i vendosin në krevate.

Të githë personave që hynë nga jashtë u dhanë qese për t’i mbuluar këmbët.
 
I gjithë personeli po mban maska. Por, këto janë disa masa që janë ndërmarrë në çerdhen “13 Nëntori” në Komunën Qendër.

-“Ne të punësuarit do të kemi uniforma të veçanta, kjo është përkohësisht”

Dezinfektimin po e bën kompania private “Clean Max” falas. Qëllimi është të ndihmojnë

Kompani Pastrimi:
“Po, ky shërbim është i njëhershëm dhe falas, sepse siç thash si kompani përgjegjëse kujdesemi për kategorinë e njerëzve që janë më të prekur. Me atë se priten të hapet çerdhet, është koha e duhur që të ndërmerren aktivitetet shëndetësore”.

Përgatitjet e kësaj çerdhe janë kah fundi, por nuk dihet se kur do të kthehen fëmijët. Kjo për shkak se personeli ende nuk i është nënshtruar skrinigut e kurse paralajmërim nuk ka as Komisioni për Sëmundje ngjitëse, njoftoi kryetari i Qendrës, Sasha Bogdanoviq.

“Ne presim se me disa masa të kujdesit duhet të miratohen vendime që të mund fëmijët të kthehen. Me këtë do të kishte lehtësime edhe për prindërit të cilët kanë qëndruar në shtëpi për t’i ruajtur fëmijët. Kështu ata do të mund të kthehen në punë pastaj”, tha Sasha Bogdanoviq, kryetar i qendrës.

Por, jo të gjitha çerdhet po përgatiten. Kjo sepse në disa të tjera që i hasi TV 21 dyert vazhdonin t’i kishin të mbyllura, e kurse oborret ishin të papastruara.

Nga ana tjetër është njoftuar se skriningut i janë nështruar 908 të punësuar në çerdhe si në Manastir, Shkup dhe Veles. Prej tyre, vetëm një rast ka rezultuar pozitiv edhe atë në Manastir. Pasi të përfundojë skriningu, do të dihet edhe data e hapjes së çerdheve, mirëpo jozyrtarisht thuhet se kjo do të jetë nga mesi i qershorit.