Po patrullonte me mjetin e Policisë, humb jetën efektivi i rrugores në Berat…


Vdes 10 dite pas aksidentit te rende efektivi i policisë rrugore te qarkut Berat, Myslym Bakërri. Bakerri ishte ne krye te detyrës me mjetin e policisë rrugore, duke patrulluar ne aksin Ure Vajgurore – Kuçove, kur u përplas me nje mjet tjetër, tip Volsvagen.

Pas përplasjes, të dyja mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan ne kanal. Efektivi Bakerri, u dergua me urgjence drejt Spitalit te Traumes ne Tirane, ku mëngjesin e sotëm ndërroi jete. Funksioni i tij ne policinë e shtetit ishte: “Trup shërbimi ne sektorin e qarkullimit rrugor” te Policisë Rrugore ne Drejtorinë e Policisë se Qarkut Berat.