Po ndërtohet shkolla në Paniçar, fëmijët mezi presin të dalin në objektin e ri (VIDEO)

Paniçari është fshat malor në komunën e Sarajit. Banorët atje, prej kohësh kërkojnë ndërtimin e një shkolle të re për nxënësit, pasi kushtet në shkollën e vjetër janë të mjerueshme.
Në hyrje të fshatit Paniçar ka filluar ndërtimi i shkollës fillore, pas kaq shumë pritje për nxënësit e këtij fshati.

Ndërtimi i shkollës ka nisur pikërisht në tokën që e dhuruan vëllezërit Jakupi para dy vjetëve.
Njëri nga vëllezërit, Ekremi, thotë se zemra po i kënaqet kur sheh se ka filluar ndërtimi i shkollës. Sipas tij, banorët e fshatit Paniçar nuk do të kenë më arsye ta braktisin fshatin e të shkojnë në vendet tjera për të jetuar, pasi siç thotë, njëra prej arsyeve që shumë banorë ikin nga fshati ishte pikërisht shkolla.

“Jo vetëm i kënaqur, po çdoherë që e shoh zemra më kënaqet. Kjo për shkak se shumë kanë shkuar në vendet tjera nga fshati jonë.Fëmijët sa herë që vijnë këtu vetëm presin sa më shpejt të dalin në këtë shkollë, se më tek ajo shkolla vjetër nuk ka asgjë, fëmijët janë shumë të gëzuar”, tregon Ekrem Jakupi, banor.

Псоријазата ќе исчезне за 7 дена! Едноставен рецепт.
Por ende ka punë për tu bërë. Objekti pothuajse ka mbaruar por nuk dihet kur do të përfundojë. Folëm edhe me sektorin e Arsimit në komunën e Sarajit, nga atje në linjë telefonike na thanë se plani është që kjo shkollë të përfundojë gjatë këtij viti. Në shkollën fillore në fshatin Paniçar mësimin e ndjekin 40 nxënës.