PO! Mund të riinfektohen përsëri me Koronavirus. Virusi tek disa persona krijon probleme në zemër

Dr. Mario Ademaj është larguar bashkë me familjen e tij në vitin 1999 nga Shqipëria. Ai prej vitesh është i angazhuar në disa nisma humanitare për vizita mjekësore për shumë grupmosha, gjithashtu ka realizuar disa nisma ne Shqipëri dhe Kosovë me vizita falas për shumë bashkatdhetarë.

Momentalisht Mario Ademaj është duke punuar ne një spital ne USA për të infektuarit me CoronaVirus. Dr.Ademaj thotë se edhe një i prekur nga korona virus dhe që është shëruar mund të riinfektohet përsëri nëse nuk do jete i kujdesshëm.

Gjithashtu ai shton qe ka shumë raste qe shërohen nga mushkëritë, dhe pas disa dite kanë komplikacione në zemër. Dr. Mario Ademaj ka qenë mjek personal i shumë personazheve VIP ne USA, si dhe ka bashkëpunuar me ato në nismat e tij humanitare.

Janë disa medikamente në botë që po përdoren kundër koronavirusit. Në lidhje me vaksinën janë duke u bëre teste, sidomos nëse mund t’i bëjë dëm trupit të njeriut në shëndetin e tyre, ky proces vonon procesin e prodhimit të vaksinës.