Nga Dritan Lici
Po mirë mo, si nuk e tha kush, po si shkoni i jepni gocën për nuse një katili që e kishte vrarë gruan e parë, edhe ajo bijë e një nëne.
Po mirë mo kaq të pazonja i dini vajzat tuaja, kaq të shëmtuara i kini, sa i martoni me lloj-lloj alabakësh, vetëm t’i hiqni nga shtëpia? Ky është morali zakonor që ruani, që shkoni ja jepni vajzën një maskarai që kishte bërë 16 vjet burg pasi i kishte marrë jetën një vajze 22 vjeçare.
Se hajde ta kishte marrë me dashuri… po shkoni dhe i gjeni për burrë një vrasës me mblesëri.
O ky është kulmi o njerëz!
Dhe çar prisnin? Që ky pasi kishte vrarë gruan e parë dhe kishte marrë peng nënën e tij dhe kishte dashur të përdhunonte kunatën, të trajtonte mirë vajzën e tyre?
Ketu bërtasim drejtesia, policia, po unë them që ne në tërësi jemi shoqëria e mizerjes.
Lërini vajzat të dashurojnë o njerëz! Lërini të hapin sytë. Boll me mblesërira.
Do humbni shumë më pak se ajo dreq cipe. Do fitoni një fëmijë. Boll ua dhatë vajzat budallenjve. Ai Dan Huti sot nuk mori vetëm jetën e vajzes suaj por edhe të vajzës së botës që do merrnit nuse në shtëpi së shpejti.
Dilni nga kafazi i mendësisë mesjetare ku vazhdoni të rroni!