Po mbajet seanca për Spitalin Modular!

Sot në ora 10:00 vazhdon seanca gjyqësore për të akuzuarit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, ku humbën jetën 14 persona. Gjykimi për rastin në fjalë filloi më 7 dhjetor të vitit 2022, pasi nga shtatori i vitit 2022 deri atëherë gjykimi u shty disa herë.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit klinik të Tetovës si person juridik, në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk e pranojnë fajësinë dhe se nuk i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.