Po lu*fton edhe valën e dytë të pandemisë – Shteti që raportoi vetëm nëntë raste gjatë një dite

Nëntë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Zelandën e Re, ndërsa vazhdon beteja për të kontrolluar një valë të dytë të infeksioneve të reja.

Nëntë rastet e regjistruara të hënën besohet se janë të lidhura me grupin Auckland që futi qytetin në bllokimin e fazës së tretë javën e kaluar.

Javën e kaluar kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, shtyu zgjedhjet e ardhshme për një muaj për shkak të shpërthimit të rasteve.