“Po kur u bë Zoti me pasë nevojë për flliqana si ju?”/ Profesori nga Parisi reagon ndaj atyre që u “tallën” me vdekjen Arton Turkajt

Profesori i Universitetit të Parisit, Nezir Kraki ka reaguar pas komenteve të shumta në rrjetet sociale për vdekjen e gazetarit Arton Turkaj.

Kraki në një postim në Facebook ka shkruar se komentet ndaj gazetarit Turkaj na kujtojnë skenat kur ISIS-i gëzohej për vdekjen e civilëve që i konsideronin trofe për rrugën drejt xhenetit.

“Është fatkeqësi kombëtare kur kafshë të tilla e njollosin fenë islame dhe shumicën absolute të atyre që e praktikojnë në mënyre njerëzore dhe në respekt ndaj secilit”, shkruan mes tjerash profesori.

Postimi i plotë:

Dhe, në vend të ngushëllimit, Artonit iu vërsulen ata që janë zhgënjyer me dështimin e ISIS-it, hoxhë që bëjnë biznes e blejnë banesa me xhenet bashkë me barbarë tjerë të cilët s’e humbin asnjë rast me na tregu që janë shtresa më e gërditshme e këtij kombi.

Kjo barbari e tyre shtazarake na kujton skenat e ISIS-it kur vdekja e tjetrit festohej e kufomat e civilëve ishin si trofe për rrugën drejt xhenetit. Secili nga këta barbarë përben sot rrezik për shoqërine tonë dhe për vendet evropiane ku jetojnë. Ditën kur një ISIS i ri do dale në skenë, shumë nga këta debilla do nisen për xhenet në tentim me i dhënë kuptim jetës së tyre të pajetë duke marrë jetë të pafajshme e duke pre koka civilësh sikur idoli i tyre Lavdrim Muhaxhiri.