Po ju a e keni menduar?! Ballkani Perëndimor po përjeton një rritje të investimeve në energjinë diellore


Vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë një rritje të investimeve në energjinë diellore, gjë që mund të ndihmojë në zbutjen e krizës energjetike.

Mirëpo, zyrtarët e industrisë thonë se sistemet e transmetimit nuk janë të përgatitur për furnizime të reja energjetike.

Prodhuesit e certifikuar të paneleve diellore, gjithashtu paralajmërojnë se kontrolli i dobët i kompanive, që instalojnë panele diellore pa licencë, së bashku kërkesën në rritje, shkakton defekte teknike dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në sistemin energjetik.

“Njerëzit përqendrohen në çmim dhe sa shpejt do të përfundojnë punimet, duke mos menduar për pasoja të gjera si për investitorët ashtu edhe për rrjetin shpërndarës”, tha Goran Paunov, pronari dhe menaxheri i përgjithshëm i KMG EOL Kvazar, një prodhues panelesh diellore me qendër në Shkup.

Gjithashtu, impiantet diellore janë rritur në të gjithë Bosnjën e Hercegovinën, i vetmi vend ballkanik që eksporton energji elektrike. Stolac, qyteti që filloi përdorimin e energjisë diellore 12 vjet më parë, tani është bërë një kantier i madh ndërtimi.

“Ne planifikojmë kapacitetin e prodhimit nga energjia diellore deri në 600MW”, tha kryetari i Stolacit, Stjepan Boshkoviq, duke paralajmëruar megjithatë se plani varet nga kapaciteti i linjave të transmetimit dhe gatishmëria e agjencive shtetërore, për ta zgjeruar atë në përputhje me rrethanat.

Boshkoviç ka shtuar se kompanitë private dhe publike kanë ofertuar për projekte me vlerë rreth 559 milionë dollarë në zonë.