Po hynte ilegalisht nga Maqedonia në Kosovë, policia i gjen dy kilogramë heroinë në pallto

Me datë 25.01.2022 rreth orës 18:45, Policia Kufitare e Kosovës, drejtoria rajonale-Lindje, konkretisht Njësia patrulluese (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-SPMK) Hani Elezit, gjatë realizimit të detyrave dhe vëzhgimit për menaxhim dhe kontroll efikas kufitar, në rrugën Ekzodi99 në Han të Elezit në zonën kufitare në mes të Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Kosovës kanë ndaluar një person duke tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin nga RKS në R. e Maqedonisë-veri.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollit trupor të personit në pallto iu janë gjet edhe katër (4) paketime të mbështjella me rreth dy (2) kilogram substancë të dyshuar narkotike (që sipas të dyshuarit është drogë e llojit Heroinë).

Është iniciuar rasti “Blerja, posedim shpërndarja dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Tentim kalimi ilegal i kufirit ose vijës kufitare”,