Monika ka vendosur t’a vazhdojë lojën deri në 18 Shkurt edhe pse nuk e ka shumë të lehtë të qëndrojë edhe një muaj tjetër brenda.
Arsyeja pse ajo ka vendosur të rrijë është që po fitoi 100 mijë euro, ka vendosur që gjysmën t’a dhurojë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysmën tjetër do t’ia kalojë fondacionit Dritan Hoxha, u shpreh ajo.
Me të njëjtën arsye zgjodhi të vazhdojë lojën edhe Meridiani. Ai tha se 70% të shumës do e përdorë për familjet që kanë fëmijë të spektrit autik.