Po e inçizonte me telefon, shoferi në Klinë del dhe e bën “llom” shoferin tjetër në kolonë

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur ditën e martë në fshatin Gjurgjevik i madh i Klinës.
Policia njofton se personat janë rrahuar, pas dyshimit se një person ishte duke e inçizuar atë në kolonë.

“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj kosovar janë rrahur në mes veti, ku me pas njëri nga të dyshuarit ka shkuar të vetura e viktimës mashkull kosovar e cila ishte në kolonë, pasi që ka dyshuar se është duke inçizuar me telefon dhe e ka sulmuar fizikisht atë dhe pasagjerin e tij mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dy të tjerë gjenden në arrati.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.