Po bëhet rindërtimi i xhamisë së vjetër në fshatin Arnaqi (FOTO)

U HODH GURTHEMELI PËR RINDËRTIMIN E XHAMISË SË VJETËR TË FSHATIT ARNAQI
Sot, më 24 qershor 2021, në prani të Reisul-Ulemasë të BFI-së, H. Hfz.Shaqir ef.Fetai, Myftiut të Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, kryetarit të komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti, kryetarit të kuvendit të BFI-së, H.Fejsall ef.Kadriu, kryetarit të OH ‘Hilal’, H.Fadil ef. Ramadani, Sabahudin ef. Mahmudi, ish drejtor i Medresesë “Isa Beu”, hoxhallarë të kësaj ane dhe banorëve të fshatit Arnaqi u organizua program me rastin e vënies së gurthemelit për rindërtimin e xhamisë së vjetër në fshatin Arnaqi.

Në fillim të programit u lexuan disa ajete Kur`anore nga Hfz. Burim Amdiu.
Më pas, Suat Billalli, në emër të këshillit iniciues i përshëndeti gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre.
Pastaj, Sabahudin ef. Mahmudi, paraqiti një restrospektivë mbi historikun e xhamisë.
Të pranishmive, me fjalë përshëndetëse i’u drejtua nikoqiri i këtij programi, Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef.Ismaili, i cili përgëzoi banorët për këtë kontribut dhe mes tjerash tha:

“Të nderuar të pranishëm shfrytëzoj rastin që në emër të Myftinisë së Shkupit dhe stafit operativ si dhe në emër të të gjithë hoxhallarëve ua bëj përhajr vënien e gurthemelit të shtëpisë së Zotit dhe lus Allahun që sa më shpejtë të përfundojnë punimet e të hapet kjo xhami.”
Fjalë përshëndetëse pati kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti, i cili premtoi se banorët e kësaj ane do ta kenë mbështetjen e komunës në gjitha procedurat komunale deri në hapjen dhe funksionimin e plotë të kësaj xhamie.

Fjalën e rastit, në këtë manifestim e mbajti Reisul-Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef.Fetai.
“Xhamitë kanë rol shumëdimensional; ato janë vende ku madhërohet All-llahu xh.sh, ku kultivohen vlerat islame e universale, vende ku griten personalitetet, vende ku hartohen rregullat dhe parimet për zhvillimin shoqëror, vende ku ngritet vetëdija fetare dhe edukohen breza të shëndoshë.” – u shpreh mes tjerash në fjalën e tij, Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Krejt në fund, duanë e rastit e bëri Orhan ef. Saliu, hatib dhe imam pranë xhamisë “Husein Shah” në Saraj.
Myftinia e Shkupit