Po bëhen analiza për rritjen e pensioneve, Kovaçevski paralajmëron edhe ndihmë financiare për pensionistët

Po bëhen analiza për rritjen e pensioneve, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëron edhe ndihmë financiare për pensionistët për përballje më të lehtë me krizën energjetike dhe ekonomike.

Ai sot nga Rosomani porositi se tashmë po punohet në metodologjinë e cila do të mundësojë rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë t[ pensioneve dhe e cila do të prezantohet para të gjitha palëve të interesuara.

“Tashmë po punojmë në analiza të cilat do të prezantohen përmes dialogut në të cilin do të marrin pjesë shoqatat e pensionistëve, palët e interesuara dhe institucionet e shtetit. Punojmë në metodologjinë e cila do të mundësojë rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të pensioneve sepse pensionistët meritojnë pas aq vitesh punë dhe kontribut në zhvillimin e shtetit, të kenë ditë dinjitoze pensionimi”, deklaroi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas krasitjes së vreshtave në Rosoman.

Propozimin e VMRO-DPMNE-së e vlerëson si paushall, sepse, siç deklaroi, nuk bazohet në asnjë analizë dhe metodologji.