Po barte dru për djegie ilegalisht, ishte pa regjistrim të veturës dhe pa leje, arrestohet 49-vjeçari nga Shkupi

MPB njofton se me datë 22.07.2024 në ora 17:45 në rrugën kryesore për në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, nga ana e punonjësve policorë të Njësisë për Masa Kompensuese pranë Sektorit për Çështje Kufitare dhe Migrim, është privuar nga liria I.A.(49). Gjatë kontrollit të veturës “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, është konstatuar se i njëjti po kryente transport të paligjshëm të druve të zjarrit të pavulosur, me regjistrim të automjetit të skaduar dhe pa patentë shoferi të vlefshëm.
Vetura dhe drunjtë janë konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar dhe dorëzuar në Komisariatin e Policisë Çair për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.