Plusinfo: Zaev tenton ta rrëzojë Kovaçevskin

A është i mundur një koalicion i gjerë mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe zgjedhje të shpejta parlamentare në pranverë? Sipas shkrimeve të Plusinfo, ky është plani për të cilin dyshohet se kanë rënë dakord nga ish-kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski. Një plan i tillë nuk ishte i pranueshëm për kryetarin aktual të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, kështu që, siç shtohet në tekst, Zaev po përgatitte rrëzimin e Kovaçevskit nga froni partiak. Kjo do të ishte e mundur përmes deputetëve nga radhët e socialdemokratëve të afërt me Zaev, të cilët do të anulojnë mbështetjen e tyre për kryesinë e partisë.

Sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Mickoski tha se në periudhën e kaluar nuk ka pasur asnjë kontakt me Zaevin. Megjithatë, ai përsëriti se partia kërkon të mbajë zgjedhje të parakohshme. Mickoski pret votë mosbesimi ndaj Qeverisë në fund të janarit dhe inkurajoi deputetët e shumicës qeverisëse që të bashkohen në votim. Për koalicionin e gjerë të mundshëm, Mickoski u përgjigj:

“Qytetarët do të vendosin se cila do të jetë qeveria e ardhshme”. Ndoshta VMRO-DPMNE nuk do t’i fitojë zgjedhjet, ndoshta do t’i fitojë LSDM, ndoshta do t’i fitojë BDI-ja ose dikush i tretë, i parëndësishëm, ndoshta i katërti… Të shohim së pari, të shkojmë në ato zgjedhje, më 14 ose 21 maj, ja. datat që po i tregoj dhe pastaj mund të hyjmë në më shumë detaje”, thotë Mickoski.

Në të ashtuquajturat Plani i Zaevit dhe Mickoskit, nuk do të ketë vend për BDI në Qeverinë e ardhshme. Sipas tekstit të publikuar, ish-kryeministri, duke ia prezantuar detajet Kovaçevskit dhe anëtarëve të tjerë të partisë, ka thënë se shqiptarëve duhet t’u jepet prezencë 25 për qind në Qeveri, por kjo nuk duhet të jetë BDI e Ali Ahmetit.

I pyetur për pjesëmarrjen e BDI-së në qeverinë e ardhshme, Mickoski ka përsëritur sot se partia e Ahmetit duhet të shkojë në opozitë.