Më shumë se shtatë milionë euro do t’i ndajnë dy kompani nga Shkupi që do të pastrojnë dhe mirëmbajnë godinën e Qeverisë dhe objekteve shoqëruese. Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta i publikoi marrëveshjet e firmosura milionëshe në Byronë për prokurime publike. Megjithatë, paratë nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë. Kompania “Serta” do të marrë më shumë para, respektivisht katër milion euro, ndërsa kompania e dytë “Bapal Blagoj” do të pastrojë për 700 mijë euro më pak, ose për tre milion e treqind mijë euro. Të dy kompanitë do të kenë obligim ta mbajnë higjienën në ndërtesën e qeverisë dhe në blloqet e qeverisë në tre vitet e ardhshme. Obligimin për pastrim e kanë marrë nga kompania “Securicom”, e cila është me llogari të bllokuar, ndërsa pronari Wolfgang Gamper është në arrati. Punëtorët e angazhuar nga “Securicom” protestuan para Qeverisë. Kompania u ka borxh tre paga.
Ne tre muaj nuk kemi paguar energji elektrike, nuk kemi paguar ujë, do të vijnë për të na shkyçur. Kemi fëmijë, nuk duhet të hamë- tha një i punësuar në Securicom.
Disa nga punëtorët në këtë kompani janë punësuar para 14 viteve. Tani ndërmarrjet e reja u janë pronarët e tyre të rinj. Pronarët e rinj nuk do t’ua paguajnë rrogat e mbetura.
Nga kompania e re na thanë se që kur ju kemi marrë nga atëherë do t’u paguajmë, ose nga data 21 i këtij muaji. Nuk kanë një detyrim të tillë – thotë një tjetër punëtor.
Punonjësit e Securicom paralajmëruan protestë edhe nesër në mesditë. Tani, si mbështetje do të vijnë edhe punëtorët nga e gjithë Maqedonia. Përndryshe, kundër pronarit të Securicom si edhe kundër ish-drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe përbashkëta, Vase Donevski, prokuroria ka ngritur aktakuzë për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Bojan Stojanovski