Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se si gjatë një takimi me dy udhëheqës europianë, iu kërkua Ramush Haradinajt, kryeministrit të atëhershëm që të hiqej taksa në mënyrë që të ndodhte liberalizimi.
Rama tha se ndodhej në një tavolinë me Merkel dhe Macron, ku liderët i kërkuan nga Haradinaj që të pezullonte taksën, në mënyrë që të ketë liberalizim të vizave.
Ndërsa përmendi edhe përplasjet që ka pasur me të, duke thënë se nuk i sheh aspak problematike. Derisa lavdëroi frengjishten e Haradinajt.
“Në një tavolinë ku qëndronim në këmbë kanë qenë Macron, Merkeli, Thaçi, Vuçiqi, Bërnabiq, Haradinaj dhe unë. Ata i thanë Haradinajt: “Pezullo taksën ndërkohë serbët të pezullojnë fushatën e njohjeve për katër muaj”. Nëse pas katër muajsh asgjë nuk ndodhi unë do të heq veton dhe ti do të marrësh liberalizmin. Unë i thashë në shqip: “Ramush merre dhe mos e lësho këtë moment se s’vjen më”. Ai po fliste me Macron dhe më tha më lërë pak. Ky ishte presioni s’kishte gjë tjetër Pastaj, Macron më është kthyer mua dhe më pyeti se çfarë po thoshte Ramushi. I thashë së është një mosbesim”.
“Merkeli i ka thënë: “Jam e gatshme të kontribuojë që të ndodhë kjo. Të lutem, të lutem pezullo taksën”. Erdhi momenti të marrësh atë që të duhet të marrësh. I thashë: “Ramush hyr brenda janë të gjithë të tjerët aty deklaro pezullimin e taksës. Dialogu ja ku është, kjo është takimi real. Çfarë njohje kur u hodhën bomba nga gjithë aleanca më e madhe e botës dhe historia u zhvillua në mënyrë dramatike. Këto janë gabime strategjike që kushtojnë shumë. Politika mund të jetë një moment”.
Sipas kryeministrit Rama, taksa në fillim kishte edhe përkrahjen e tij, por dikur arriti efektet e saj dhe nuk kishte më diçka për të fituar.