Plazhi më i trishtë në botë! Braktiset Potami. Lule, kuklla dhe rrobat e rrobat e familjarëve në vendin ku ndodhi tragjedia

Sot ai është plazhi më i shkretë dhe i trishtë në botë. Plazhi mban emrin ‘Potam’ dhe ndodhet në Himarë. Një ditë më parë aty ndodhi një tragjedi e rëndë. Një vogëlushe 7-vjeçe, me emrin Jonada Avdia, u godit nga helika e gomones së një oficeri policie. Jonada me sytë plot dritë, kish ardhur nga Anglia për pushime në atdheun e saj pa e ditur se ky ishte udhëtimi i fundit i jetës, një udhëtim që ndryshoi destinacionin drejt qiellit në përjetësi.

Pamja në vendin e ngjarjes është tmerrësisht e trishtë. Lule, kukulla, rrobat e familjarëve, shezllongë bosh dhe dallgë që përplasen të ‘mërzitura’ në breg. Le të jetë kjo historia e fundit për të mos ndodhur më kurrë në plazhet tona. Jonada tashmë do ‘mbrojë’ jetët e të tjerëve. noa.al