Plazhet në Mal të Zi të mbushura me pacientë të infektuar me coronavirus

Radhët para ambulancës turistike në Mal të Zi, në vendpushimin veror më të vizituar në bregdetin malazez, nuk po zvogëlohen dhe me rritjen e numrit të turistëve, po rritet edhe numri i pacientëve.
Në mesin e të infektuarve, ka të pavaksinuar, por edhe të vaksinuar, të cilët kalojnë me simptoma më të lehta dhe të sëmurët rëndë nga qendra shëndetësore dërgohen në spitalet në Kotor, Bar, Podgoricë ose Cetinje.

“Aktualisht kemi një situatë emergjente. Kemi shembje çdo ditë me transportin e pacientëve dhe materialeve. Ne nuk e prisnim një turmë të tillë, Budva është e mbushur me njerëz dhe gjithçka është kaotike. Më duket se nuk ka pasur kurrë kaq shumë njerëz. Ne shpresuam që sezoni të ishte më i mirë se vitin e kaluar për shkak të gjendjes financiare të qytetarëve. Sidoqoftë, turmat dhe dyndja e mysafirëve nga të gjitha anët, çuan në një numër të papritur të madh të njerëzve të infektuar”, thotë Lubinka Vukoviq, kryeinfermiere në Qendrën Medicinale në Budva.

Shumica e pacientëve janë nga Serbia, Rusia, Ukraina, por ka edhe shumë të huaj nga Evropa Perëndimore. Turistët me COVID-19 trajtohen njësoj si vendasit, dhe kryesisht të pavaksinuar përfundojnë në spitale.
Probleme shtesë krijojnë punonjësit sezonalë që nuk duan të testohen për të mos humbur punën, si dhe turistët që nuk duan që pushimet e tyre të kalojnë në spital ose izolim.

“Shumica e punonjësve sezonalë nuk do të testohen në mënyrë që të mos pushohen nga puna, nëse rastësisht ata janë pozitivë, dhe turistët gjithashtu vuajnë nga simptomat, trajtojnë veten, nuk shkojnë në izolim, por në plazh, sepse duan të bëjnë sa më shumë të pushimeve të tyre verore. Disa turistë, edhe kur marrin një test pozitiv, në vend që të izolohen, shkojnë në plazh. Vetëm një inspektim sanitar mund t’i bëjë ata të qëndrojnë të mbyllur, por ne nuk mund të dimë se ku po shkojnë njerëzit dhe kur lëvizin. Ndodhi kohët e fundit që mjeku ynë në supermarket njohu një burrë, pacientin tonë, i cili është pozitiv me COVID-19”, shtoi ajo.
Ndryshe, duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht të rasteve të coronavirusit në Mal të Zi është 2,028.