Plazhet e Strugës pa shpëtimtarë! Kryqi i Kuq: Rojet në plazhe më se të nevojshëm

Plazhet e Strugës janë pa shpëtimtarë.

Këtë verë nuk është punësuar asnjë. Nuk ka as shenja për pjesët më të rrezikshme të liqenit. Plazhet janë të mbushura me vizitorë, por koncesionerët nuk kujdesen për standardet e sigurisë, megjithëse është detyrim i tyre ligjor. Nga Kryqi i Kuq i Strugës thonë se rojet e plazheve janë më se të nevojshme.