Në kulmin e sezonit turistik, vetëm disa nga pesëmbëdhjetë plazhe në Strugë kanë shpëtimtarë. Kjo do të thotë se siguria në bregun e Strugës është në nivel shumë të ulët këtë verë. Me rritjen e temperaturave pritet rritje e numrit të vizitorëve në plazhe. Një problem tjetër është se liqeni nuk është i shënuar siç duhet se deri ku mund të shkojnë notarët.
Së fundmi Liqeni i Ohrit ka marrë viktimën e parë në Strugë, një 66-vjeçar, është gjetur pranë një kompleksi turistik në Strugë, ku nuk ka shpëtimtarë. Në Strugë shpëtimtarë nuk ka edhe në disa nga plazhet më tërheqëse. Edhe në Ohër nga mbi tridhjetë plazhe, vetëm tetë kanë shpëtimtarë dhe kjo është në plazhet që ndodhen përballë objekteve hotelierike. Në pjesën tjetër të plazheve që nuk i menaxhon askush nuk ka shpëtimtarë.
“Apeloj deri te institucionet kompetente, qoftë Ministria e Transportit dhe lidhjeve, vetëqeverisja lokale, ato plazhe që nuk janë të siguruara, që nuk menaxhohen nga askush me to dhe janë në kompetencë të pushtetit vendor, të vendosë tabelat përkatëse që do u tregojnë notarëve se nuk janë krijuar kushte të sigurta, se plazhi nuk është i shënuar dhe se nuk ka shpëtimtarë”, tha Sasho Toçkov – kryetar i Kryqit të kuq – Ohër.
Nga fillimi i korrikut, ekipet e shpëtimit në Ohër kanë pasur një ndërhyrje për nxjerrjen e një të mbyturi nga ujërat e liqenit dhe mbi 25 ndërhyrje të ndihmës së parë në plazh.