PLAS SKANDAL/ Fjolla Morina çoi EKO të falsifikuar në Gjykatë, nuk është shtatzënë

Fjolla Morina nuk është shtatzënë. Ky është rezultati i ekos së dytë që tregon se këngëtarja nuk është shtatzënë, por ka falsifikuar rezultatin për t’i shpërtuar burgut.

Më herët kur është shoqëruar në ambientet e paraburgimit të Kukësit, këngëtarja shqiptare është ndjerë keq dhe është dërguar me urgjencë në spital. Aty nga rezultatet dhe nga një eko fillestare ka dalë se Fjolla Morina ishte shtatzënë.

Për këtë, ajo ka kërkuar nga Gjykata një masë më të butë sigurie, jo “Arrest me burg” siç kërkonte prokuroria. Mirëpo, testi i parë i shtatzënisë nuk ka bindur Gjykatën dhe është kërkuar një analizë e dytë e gjinekologëve. Nga kjo, Report Tv mëson se këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë.

Tashmë mbi të do të rëndojë dhe akuza për falsifikim të dokumentave dhe deklarim të rremë. Kujtojmë se këngëtarja u kap pak ditë më parë në doganën e Morinës me dy armë zjarri pistoleta me vete, teksa udhëtonte drejt Tiranës me dy miqtë e saj, Fitim Muji dhe biznesmenin Fisnik Syla.